INVESTONI NË ENERGJI DIELLORE DHE EFIÇIENCË TË ENERGJISË

Dritarja e Mundësive të Rimëkëmbjes së Gjelbër (GROW) ofron asistencë teknike falas për bizneset që investojnë në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë në mënyrë që të reduktojnë kostot operative të biznesit të tyre.

Duke vlerësuar nevojat e personalizuara të biznesit dhe duke ofruar shërbime këshillimore gjatë gjithë procesit të aplikimit, asistenca teknike do t’u ndihmojë bizneseve t’i rrisin shanset për financim të investimeve të tyre nëpërmjet kreditimit komercial.

PYETJE TË SHPESHTA

Si mundet GROW t’i ndihmojë biznesit tim?

GROW ju ndihmon të kuptoni mundësitë për investime në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë, në mënyrë që t’i ulni kostot tuaja të energjisë dhe të rritni biznesin tuaj në mënyrë të qëndrueshme.

GROW ofron shërbime këshillimore falas, të përshtatura për nevojat e biznesit tuaj, në mënyrë që ta udhëzojë biznesin tuaj drejt zgjidhjeve teknike optimale dhe t’i rrisë shanset tuaja për të marrë financim komercial për investimin tuaj.

Përfitimet e investimit në energji të ripërtërishme?

Investimet për energji të e ripërtërishme kanë përfitime të shumta për biznesin tuaj si dhe për mjedisin. Përfitimet e investimeve në energji të ripërtërishme:

  • Ulja e kostove mujore të faturave të energjisë
  • Kthim i mirë nga investimi (rreth 6 vjet)
  • Ulje e ndërprerjeve të energjisë / përmirësim i sigurisë energjetike
  • Rritja e vlerës/emrit të brendit dhe e vlerës së pronës
  • Rritja e rezistencës së biznesit tuaj ndaj rritjeve të ardhshme të çmimeve të energjisë elektrike
  • Mbrojtja e mjedisit
  • Mirëmbajtje e ulët (veçanërisht nëse nuk përdoren bateri)
  • Mbështetja e ekonomisë lokale
  • Rezistencë ndaj tatimeve të ardhshme rregullatore të lidhura me energjinë (p.sh. zbatimi i taksës së karbonit dhe ndryshime të tjera rregullatore)

Mund të kontaktoni një nga instaluesit e listuar për të marrë një ofertë për biznesin tuaj. RESURSET

Cilat janë kostot mesatare të instalimeve solare fotovoltaike?

Kostoja mesatare e instalimit të instalimeve solare fotovoltaike është 700EUR/kW (çmimi aktual varion në varësi të shumë faktorëve: kapaciteti, cilësia e produktit, lloji i instalimit solar FV etj.).

 

Cilat janë hapat e investimit në instalime solare fotovoltaike?

Subjektet që planifikojnë ta shesin energjinë elektrike që gjenerojnë (PPE); ose që planifikojnë të instalojnë sisteme solare fotovoltaike me të drejtën e bartjes së tepricës së energjisë elektrike në rrjet (konsumatorët prodhues). Në rast se planifikoni të investoni për instalime solare fotovoltaike si Prodhues i Pavarur i Energjisë (PPE) ose Vetë-prodhues, duhet të plotësoni 4 grupe dokumentesh për të marrë autorizim nga ZRRE: Kërkesat e përgjithshme, Kërkesat teknike dhe organizative, Kërkesat për autorizimin përfundimtar, dhe Kërkesat financiare.

Si mund ta financoj investimin tim?

Ka dy mënyra për ta financuar investimin tuaj: me fonde vetanake dhe financimi përmes bankave dhe institucioneve të tjera financiare (kredi).

Financimi i investimit tuaj nëpërmjet një kredie komerciale është shpesh i këshillueshëm pasi nuk e kufizon rrjedhën e parave të gatshme në biznesin tuaj. Për më tepër, në vend që të paguani faturën mujore të energjisë elektrike, ju mund ta shlyeni kredinë duke përdorur paratë e kursyera nga faturat tuaja të energjisë elektrike – me fjalë të tjera, pa ndikuar negativisht në rrjedhën e parave të gatshme operative të biznesit tuaj. TVSH-ja është e zbritshme dhe interesi i kredisë suaj bankare do të përfshihet në shpenzimet operative, prandaj të dyja do të kenë ndikim pozitiv në fitimin neto. Në shpenzimet operative do të përfshihet edhe amortizimi paneleve solare apo makinerive.

Përveç kësaj, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ofron garanci kreditore për kreditë e pranueshme komerciale. FKGK-ja do të hapë një dritare të specializuar për të mbështetur investimet për energji të ripërtërishme dhe efiçiencën e energjisë që mund ta mbështesin më tej biznesin tuaj për qasje në financimin që ju nevojitet për të investuar për sisteme solare fotovoltaike.

Cili është kthimi nga investimi për instalime solare fotovoltaike?

Kthimi mesatar nga investimi për sisteme solare fotovoltaike është afërsisht 6 vjet. Ju do ta shlyeni kredinë bankare për gjashtë vjet me afërsisht të njëjtën shumë që paguani aktualisht për faturat e energjisë elektrike. Meqenëse sistemet solare në përgjithësi kanë një jetëgjatësi funksionale prej të paktën 20-30 vjet, kjo do të thotë që pas mbarimit të gjashtë viteve të shlyerjes së borxhit, ju do të merrni energji diellore falas për të paktën 20 vjet. Në këtë mënyrë, ju mund t’i investoni kursimet për rritjen e biznesit tuaj.

Kontaktoni ekipin e GROW për të aplikuar për asistencë teknike falas dhe të personalizuar. APLIKONI PËR ASISTENCË TEKNIKE.