Ka dy mënyra për ta financuar investimin tuaj: me fonde vetanake dhe financimi përmes bankave dhe institucioneve të tjera financiare (kredi).
Financimi i investimit tuaj nëpërmjet një kredie komerciale është shpesh i këshillueshëm pasi nuk e kufizon rrjedhën e parave të gatshme në biznesin tuaj. Për më tepër, në vend që të paguani faturën mujore të energjisë elektrike, ju mund ta shlyeni kredinë duke përdorur paratë e kursyera nga faturat tuaja të energjisë elektrike – me fjalë të tjera, pa ndikuar negativisht në rrjedhën e parave të gatshme operative të biznesit tuaj. TVSH-ja është e zbritshme dhe interesi i kredisë suaj bankare do të përfshihet në shpenzimet operative, prandaj të dyja do të kenë ndikim pozitiv në fitimin neto. Në shpenzimet operative do të përfshihet edhe amortizimi paneleve solare apo makinerive.
Përveç kësaj, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ofron garanci kreditore për kreditë e pranueshme komerciale. FKGK-ja ka lansuar një dritare të specializuar për të mbështetur investimet për energji të ripërtërishme dhe efiçiencën e energjisë që mund ta mbështesin më tej biznesin tuaj për qasje në financimin që ju nevojitet për të investuar për sisteme solare fotovoltaike.