Projekti GROW synon të rrisë kreditimin komercial për bizneset që investojnë në energjinë e ripërtëritshme/diellore dhe efiçiencën e energjisë duke ofruar asistencë teknike direkte për bizneset, dhe garanci të pjesshme kreditore për bankat komerciale përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. GROW është pjesë e Projektit të Lehtësimit të Energjisë së Rinovueshme të IPP (RE IPP). Qëllimi i përgjithshëm i RE IPP është të financojë teknologjitë që zvogëlojnë varësinë e Kosovës në lëndët djegëse fosile dhe zvogëlojnë emetimet e gazrave serrë të vendit. Për të përmbushur këtë qëllim, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Milleniumit të Kosovës (MFK) ka mbështetur Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për të shërbyer si një entitet zbatues që do të ofrojë garanci të pjesshme për kreditë që: (i) mbështesin investimet për zhvillimin e projekteve të Prodhuesve të Pavarur të Energjisë (IPP). ; (ii) financimi i instalimeve të auto-prodhuesve (A-P) që do të gjenerojnë energji të ripërtërishme për qëllime të vetëkonsumimit; dhe (iii) të rrisë përmirësimet e efiçiencës së energjisë në nivele të bizneseve individuale dhe familjeve.

Qëllimi i GROW është


Fondacioni i Milleniumit të Kosovës (MFK)

Fondacioni i Milleniumit të Kosovës është entiteti zbatues i Programit të Pragut, një marrëveshje prej 49 milionë dollarësh e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Programi i Pragut në Kosovës adreson dy kufizime kryesore për rritjen ekonomike të Kosovës: furnizimin jo të qëndrueshëm; dhe mangësi reale dhe të perceptuar në sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën e qeverisë.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është një agjensi inovative dhe e pavaruar amerikane e cila ndihmon në udhëheqjen e luftës kundër varfërisë globale. MCC ofron grante për periudhë të caktuar të cilat promovojnë rritjen ekonomike, uljen e varfërisë dhe forcimin e institucioneve.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore  është subjekt juridik i pavarur, i orientuar drejt zhvillimit, i cili ofron garanci kreditore për NMVM-të, duke ndarë rrezikun e kredisë me institucionet financiare. Duke garantuar portofolet e kredive të institucioneve financiare, FKGK synon të rrisë qasjen në financa për NMVM-të, të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë, të mbështesë prodhimin vendas dhe shërbimet që krijojnë një vlerë të shtuar, krijojnë vende të reja pune dhe mbështesin zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.