Vetë-prodhuesit janë prodhues që gjenerojnë një pjesë ose të gjithë energjinë e tyre elektrike nga instalimet e tyre solare fotovoltaike (FV). Për dallim nga PPE-të, objektivi kryesor i vetë-prodhuesve është të plotësojnë nevojat e tyre për energji elektrike. Teksa bizneset në Kosovë po sfidohen çdo ditë e më shumë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe mungesa e energjisë, ata po kërkojnë gjithnjë e më shumë opsione për prodhimin e energjisë së tyre për operacionet e tyre të biznesit.

Investimet në energji diellore kanë përfitime të shumta për biznesin si dhe për mjedisin. Në vend që të paguani një faturë të energjisë elektrike çdo muaj, ju mund ta financoni një investim në sistem solar FV nëpërmjet një kredie bankare dhe ta shlyeni kredinë bankare duke përdorur paratë e kursyera nga faturat tuaja të energjisë elektrike – me fjalë të tjera, pa ndikuar negativisht në rrjedhën e parave të gatshme operative të biznesit tuaj.

Investimi në energjinë e gjelbër do të përmirësojë sigurinë energjetike të biznesit tuaj dhe do të rrisë avantazhin e tij konkurrues në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

Grupi i vetë-prodhuesve përfshin:

Prosumatorët (gjeneratorë vetëkonsumues) janë projekte ku energjia elektrike e prodhuar konsumohet kryesisht nga vetë biznesi. Ato janë të lidhura me rrjetin elektrik. Kur ata prodhojnë energji elektrike të tepërt, ata e transferojnë  atë në rrjet dhe ky transferim barazohet me marrjen e energjisë nga rrjeti.

Konsumatorët pas njehsorit janë instalime ku 100% e energjisë  elektrike të prodhuar është për vetë-konsum. Çdo konsumator i energjisë elektrike  mund të instalojë instalim PV diellor të  çdo madhësie si opsionin e tij të  brendshëm të furnizimit me energji  elektrike. Këta konsumatorë janë të  lidhur me rrjetin dhe kryesisht përdorin  energjinë diellore.

Kur nuk ka energji të mjaftueshme për të  plotësuar kërkesën, energjia merret nga  rrjeti. Mirëpo, nuk injektohet energji elektrike në  rrjet, (që do të thotë se, ndryshe nga Konsumatorët prodhues, Konsumatorët pas njehsorit nuk mund ta injektojnë në rrjet tepricën e energjisë elektrike të gjeneruar). Prandaj, ky lloj sistemi referohet si  sistem prapa njehsorit ose instalim “zero  eksport”.

Përdoruesit e instalimeve solare FV jashtë rrjetit janë përdorues që nuk janë të lidhur me rrjetin – shpesh në zona të thella, funksione bujqësore, si p.sh. për pompimin e ujit. Përdoruesit e instalimeve solare FV jashtë rrjetit i plotësojnë nevojat e tyre për energji nëpërmjet sistemeve FV të mbështetura me bateri dhe të vendosura në zona të thella ose ku rrjeti nuk është i besueshëm