- Certifikata e regjistrimit si një kompani afariste të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK)
- Dëshmi për themelimin e shoqërisë (Statuti i Shoqërisë)
- Dëshmi nga gjykata kompetente që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara
- Dëshmi nga autoriteti kompetent që vërteton se kërkuesi përmbush detyrimet ligjore për pagesat e taksave në vendin ku i njëjti është regjistruar si person juridik
- Referencë që detajon përvojën afariste të aplikuesit në këtë fushë
- Letër mbështetje nga Banka apo të ndonjë huadhënësi
- Raportet e Audituara për tre (3) vitet e fundit, të vërtetuar nga institucioni kompetent ose nga auditorët financiarë të certifikuar
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonat e zbatimit të projektit
- Hapat përfundimtarë për zbatimin e projektit
- Informata teknike për kyçje e lëshuar nga KEDS apo KOSTT, varësisht prej nivelit
- Plani i biznesit, duke përfshirë kostot totale të instalimit
- Dëshmi lidhur me të drejtën për shfrytëzim të tokës dhe për gjendjen pronësore të tokës që do të përdoret për ndërtimin e gjeneratorit (Vendimi për dhënie të pëlqimit nga organet komunale, fletët poseduese, kopjet e planit, marrëveshjet/kontratat për shfrytëzim të tokës private ose publike etj.).
- Pëlqimi mjedisor nga MMPHI
- Dëshmi për llojin, sigurinë, kualitetin e paneleve solare/fotovoltaike si dhe certifikatën mbi riciklimin (TUV certifikata).
- Marrëveshja për kyçjen në rrjet, varësisht nga niveli i tensionit (e lëshuar nga KEDS-i)
- Leja ndërtimore e lëshuar në përputhje me Ligjin për Ndërtim në Republikën e Kosovës
- Leja Mjedisore Komunale
- Plani Dinamik i projektit për ekzekutimin e punimeve
- Kërkesa për Marrëveshje për Blerje të Energjisë (MBE)