KRITERET E KUALIFIKUESHMËRISË

NMVM-të QË KUALIFIKOHEN

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni
  • NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit
  • NMVM–të që kanë më pak se 250  punonjës

 

CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW?

Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
  • Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.
  • Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 7,000,000 euro.
  • Shuma maksimale e ekspozimit të garancisë është  1,000,000 euro.
  • Maturiteti i kredisë së garantuar deri 120 muaj.
  • Qëllimi i kredisë ti dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kW.